RTSH Sport Live

Rikthehet “beteja” e Europës

  • 29/03/2023
  • |
  • Abissnet Superiore
Rikthehet “beteja” e Europës
5 skuadra në garë për 2 bileta të ndara nga 5 pikë diferencë

Nga vendi i tretë në të tetin, vetëm 5 pikë ndajnë 5 skuadra në garën për një biletë në kolltukun e 4 vendeve të para që sigurion momentalisht një vend në Europë. Pa bërë llogaritë me Kupën, që mund të trazojë ujërat, situata momentaisht është e tillë, Partizani, Tirana, Egnatia dhe Erzeni janë në zonën europiane ndërsa pjesa tjetër me Vllaznina të ndjekur nga Kukësi, Teuta e Laçi, duhet të luftojnë për të ngushtuar sa më shumë diferencën me 4 kryesuesit e Superiores, dy prej të cilëve janë surpriza dhe aspak të pritshëm në një garë kaq të ashpër, edhe pse Egnatia investimet i ka bërë e të rëndësishme madje.

 Janë pikërisht rrogozhinasit më të favorizuar në këtë garë pasi kanë në përbërje edhe një organikë më të kompletuar se shijakasit, ndërsa këta të fundit po dhurojnë ndoshta futbollin më të qartë e solid të Superiores. Skuadra që ka pësuar më pak humbje, e ndjekur ga Vllaznia që është rrezuki kryesor i tyre. Shkodranët, poshtë pritshmërive të fillimsezonit, rikthehen për këtë raund të fundit e pa ndalesa për të shënjestruar madje edhe titullin siç ata pretendojnë, ndërsa Kukësi, Teuta dhe Laci të ndara nga vetëm 2 pikë, do të luftojnë deri në fund për të vituar zonën play off ku ndodhet momemtalisht skuadra kurbinase.

Garë shumë e fortë në frontin europian ndërsa beteja e titullit është lokomotiva e klasifikimit me Tiranën e Partizanin që nuk kanë bërë ende një ndarje të qartë për skuadrën favorite.