RTSH Sport Live

Rikthehet Çmimi i Madh i Turqisë

  • 25/06/2021
  • |
  • Formula 1
Rikthehet Çmimi i Madh i Turqisë
Gara e Turqisë do të zhvillohet në fundjavën e parë të tetorit, të dielën në datën 3, në Istanbul Park

Formula 1 ka deklaruar rikthimin e Çmimit të Madh të Turqisë në kalendarin e Botërorit të 2021. Gara e Turqisë do të zhvillohet në fundjavën e parë të tetorit, të dielën në datën 3, në Istanbul Park. Ajo do të zëvendësojë, Çmimin e Madh të Singaporit në Marina Bay. Organizatorët e garës së Singaporit nuk kanë pranuar që gara të zhvillohet atje për shkak të situatës së rënduar nga pandemia.

Por edhe Çmimi i Madh i Turqisë ishte shtyrë në fakt për të njëjtat shkaqe. Ndërsa tani organizatorët e garës në Stamboll janë shprehur të gatshëm ta presin Çmimin e madh të Turqisë  në tetor. Pikërisht një vit më parë në Stamboll, Lewis Hamilton fitoi titullin e shtatë botëror në Formula 1. Drejtori i Përgjithshëm i FIA-s, Stefano Domenicali e ka komentuar kështu rikthimin e garës së Çmimit të madh të Turqisë në kalendar:

"Jemi të lumtur që makinat rikthehen të garojnë në Turqi, në Istanbul Park. Shpresojmë të na jepet mundësia të shikojmë një tjetër garë fantastike, në një nga pistat më të bukura në botë. Falenderojmë drejtuesit e cirkuitit që mundësuan zhvillimin e kësaj gare. Dua të theksoj faktin që ka interes të madh nga disa qytete të mëdha, të cilat kërkojnë të zhvillojnë gara të Formula 1 në cirkuitet e tyre” – ka thënë Domenicali.