RTSH Sport Live

Rikthehet Kategoria e Parë, Dinamo-Luzi në RTSH

  • 28/01/2023
  • |
  • Futboll Vendi
Rikthehet Kategoria e Parë, Dinamo-Luzi në RTSH
Do të luhen ndeshjet e javës së 13-të, të gjitha skuadrat në fushë

Kategoria e Parë rikthehet këtë fundjavë për të zhvilluar pjesën tjetër të sezonit. Java e 13-të pritet të dhurojë sfida interesante, aty ku skuadrat e kreut kërkojnë të vazhdojnë formën e mirë, apo edhe ato të mbijetesës që kërkojnë të bëjnë kthesën pa kompromentuar sezonin. Dinamo do të presë Luzin, skuadër që renditet në vendin e shtatë dhe këtë sezon po bën mjaft mirë. Kjo sfidë do të vijë për shikuesit në ekranin e RTSH.

Flamurtari ka një transfertë të vështirë ndaj Apolonisë, ndërsa Korabi do të luajë me Besëlidhjen, ekip që këtë sezon po kalon një moment jo të mirë, pasi ekipi lezhjan ndodhet në vendin e fundit në kuotën e 10 pikëve. Për tu përmendur është edhe takimi mes Skënderbeut dhe Lushnjes, me korcarët që vazhdojnë me ambicien për tu rikthyer në superiore, ndërsa lushnjarët kërkojnë të shpëtojnë një sezon që duket se edhe ky vit pritet të jetë me probleme.

Përballjet e tjera që do të luhen të gjitha ditën e shtunë do të jenë Tomori-Turbina, Burreli-Besa dhe Oriku-Tërbuni.

KATEGORIA E PARË

Java 13

Dinamo-Luzi        13:00

Skënderbeu-Lushnja    13:00

Burreli Besa         13:00

Oriku-Tërbuni     13:00

Tomori-Turbina  13:00

Apolonia-Flamurtari    13:00

Besëlidhja-Korabi         13:00