Kategoria Superiore rikthehet menjëherë këtë mesjavë pët t’u mbyllur të premten me 5 ndeshjet e stacionit të tretë sezonal. Të mërkurën në orën 16:00, Egnatia pret Erzenin në Rrogozhinë për t’i dhënë vazhdimësi fitores së pastër 4-0 në Kukës ndërsa shijakasit rikthehen në “Egnatia Arena” por këtë herë si miq.
Dy pikë në dy ndeshje, 5 gola të shënuar dhe po kaq të pësuar, Erzeni mund të jetë një pengesë e madhe për ekipin e Edlir Tetovës. Në po të njëjtën ditë, Dinamo pret në Elbasan Kukësin. Dy skuadra në vështirësi të mëdha pas javevë të para. Asnjë pikë për Di Biagion, ndërsa në krahun tjetër, Stavri Nica zëvendësoin Rahman Hallacin por me një javë në dispozicion ka pasur pak kohë për të kolauduar skuadrën. Të enjten në orën 15:00, Tirana përballet me Skënderbeun që kryeson klasifikimin me 6 pikë të plota pas dy javëve të para.
Superdueli i kësaj ndalese të tretë sezonale do të luhet në Shkodër ku Vllaznia pret Partizanin. Shkodranët në kërkim të një suksesi bindës përballë një skuadrem pretendente i kanë të gjitha shanset të japin shkëndijën e madhe ndërsa kampionët pas një sezoni të gjatë veror në kupat e europës tashmë kanë të gjithë kohën e duhur për t’u fokusuar në kampionat.
Java mbyllet me ndeshjen Laçi–Teuta të premten në orën 16. Në Kurbin, Bejzade do të kërktojë ti japë vazhsdimësi asaj skuadre që u pa në transfertën e Tiranës me Partizanin, ndërsa durrsakët të etur për pikë ki kanë të gjitha shanset për të tentuar suksesin e parë sezonal.