RTSH Sport Live

Rikthehet Kupa e Shqipërisë në futsallë

  • 23/01/2023
  • |
  • Futboll Vendi
Rikthehet Kupa e Shqipërisë në futsallë
Diamant – Forcat e Armatosura dhe Vllaznia – Tirana çiftet e raundit gjysmëfinal

Pas gati gjashtë vitesh mungesë është rikthyer Kupa e Shqipërisë në futbollin e sallës. Pikërisht pasditen e së dielës, në dy fushat e Pallatit të Sportit “Dhimitraq Goga” në Fllakë, janë luajtur ndeshjet e raundit çerekfinal. Sfida e parë Flamurtari – Vllaznia ka qenë mjaft e ekuilibruar dhe u mbyll me fitoren e ngushtë 6-4 në favor të ekipit shkodran. Madje edhe ndeshja tjetër mes Diamant dhe Eagles Land ka qenë po kaq e ekuilibruar, ndërsa skuadra vendëse fitoi 8-7. Tirana ia doli të triumfonte me Olimpik/1 Maj të Shkodrës, 3-0, kurse Forcat e Armatosura kanë mundur Olimpikun e Tiranës, 11-10.

Gjysmëfinalet, të cilat janë me çiftet Diamant – Forcat e Armatosura dhe Vllaznia – Tirana, do të luhen të mërkurën në ora 18:00 dhe 20:00. Kurse finalja luhet të dielën e 29 janarit, ndërsa futbolli i sallës në Shqipëri shton numrin e aktiviteteve.