RTSH Sport Live

Rikthehet publiku në Wembley: 8000 tifozë për finalen e Kupës

  • 04/04/2021
  • |
  • Angli
Rikthehet publiku në Wembley: 8000 tifozë për finalen e Kupës
Qeveria britanike merr vendimin: sfida mes Manchester City dhe Tottenham, më 25 Prill do të jetë e hapur për publikun

Futbolli anglez po përgatitet të përqafojë përsëri tifozët e tij. Deri në 8,000 spektatorë do të pranohen në finalen e Kupës Carabao midis Tottenham dhe Manchester City, të planifikuar në Wembley më 25 Prill, me një pjesë të biletave të destinuara për tifozët e dy klubeve dhe një pjesë të rezervuar për rezidentët dhe stafin e NHS, sistemi shëndetësor britanik. Kjo u njoftua nga Liga Angleze e Futbollit, e cila organizon evenimentin, duke e quajtur ngjarjen "një moment të rëndësishëm".

Një javë para finales së Kupës Carabao, më 18 Prill, i njëjti stadium i Londrës do të presë 4,000 tifozë për gjysmëfinalen e parë të Kupës së FA midis Leicester dhe Southampton, ndërsa më 15 maj numri do të rritet në 21,000 për finalen. Prandaj është një hapje graduale për një numër në rritje të shikuesve gjatë një muaji, në mënyrë që të vlerësohet ndikimi i këtyre rihapjeve në situatën epidemiologjike, në një vend ku më shumë se 50% e të rriturve kanë marrë tashmë të paktën një dozë të vaksinës Covid.

Do të ketë 9 ngjarje në të gjitha fushat, duke përfshirë sportet dhe shfaqjet, të cilat do të hapen pjesërisht për publikun në javët e ardhshme në Angli: një lloj "eksperimenti i parë", me shpresën për të qenë në gjendje të kthehemi në normalitetin e plotë në verë, në funksion të Kampionatit Europian.