RTSH Sport Live

Rikthet emisioni E HËNA SPORTIVE

  • 01/02/2021
  • |
  • Evente Sportive
Rikthet emisioni E HËNA SPORTIVE

Kategoria e Parë pritet të fillojnë në fundjavë edhe pse kushtet atmosferike nuk janë në favor për të patur fusha që të jenë në kushtet e duhura për zhvillimin e ndeshjeve. Terrenet e rënduar ishte arsyeja e shtyrjes së kampionatit deri në këtë moment, temë kjo që do të gjejë hapësirë në emisionin e sotëm.

Liçensimi i klubeve të futbollit të Superligës për kompeticionet e UEFA-s por edhe për edicionin 2021-2022 do të jetë një tjetër temë që do të trajtohet. Eduard Gjini, Menaxheri i Liçensimit në FSHF do të tregojë rreth proçesit që është ne fazën finale të tijë.

Kategoria e Parë në ethet e merkatos do të jetë një tjetër temë e emisionit. Në lidhje skype gazetari i RTSH Sport, Henri Moja do të flasë për rifillimin e basketbolli dhe asamblenë FSHB-së e zhvilluar në 31 janar.

Në drejtimin e Alban Hasani dhe të ftuarve Saimir Demi, Eduard Gjini e Dritan Mehmeti vjen “E HËNA SPORTIVE” në orën 18:05 në RTSH HD