RTSH Sport Live

Rikthimi i Messi-t, Barcelona do fitonte 230 milionë euro

  • 24/05/2023
  • |
  • Futboll Bota
Rikthimi i Messi-t, Barcelona do fitonte 230 milionë euro
Studimi i brendshëm i klubit, 150 milionë janë nga sponsorizimet dhe 80 milionë nga shitjet e biletave

Në pak më shumë se një muaj, Lionel Messi do të jetë futbollist i lirë dhe e ardhmja e tij mbetet e pasigurt. Futbollisti argjentinas do ti japë lamtumirë aventurës së tij me PSG-në, ndërsa Barcelona po bën gjithçka që mundet për ta rikthyer në Katalonjë.

Sipas medias spanjolle Sport, një studim i brendshëm në klubin e Barcelonës zbulon se rikthimi i Messit do të sillte rreth 230 milionë euro në vit fitime, duke përfshirë 150 milionë në sponsorizime dhe 80 milionë nga shitjet e biletave.

Pavarësisht vështirësive financiare të klubit, firma me Messi-n është në një fazë vendimtare deri në atë pikë sa Barça shpreson që këtë javë LaLiga ti japë dritën jeshile dhe të mund të nisë ofensivën e saj përfundimtare për të rikthyer Messin, i cili ka marrë gjithashtu një ofertë “faraonike” nga Arabia Sudite.