RTSH Sport Live

Rins fiton garën në Australi

  • 16/10/2022
  • |
  • Moto GP
Rins fiton garën në Australi
Bagnaia del i treti dhe merr kryesimin e renditjes për pilotë

Pas gati gjashtë muajsh, Kampionati Botëror i MotoGP ndryshon emrin e liderit të tij. Francesco Bagnaia është tashmë kryesuesi i renditjes botërore për pilotë, duke lënë pas me 14 pikë, Fabio Quartararon. Piloti francez i Yamahas nuk arriti të marrë asnjë pikë pasi u rrëzua. Një garë delikate për fatin e botërorit të Moto Gp, Çmimi i madh i Australisë.

Bagnaia e mbylli garën i treti, por arrin të marrë pikët e mjaftueshme për t’u bërë ai lideri i botërorit. Fitues i garës në Philip Island është Alex Rins me Suzukin, ndërsa një garë të shkëlqyer ka bërë edhe Marc Marquez, i cili ngjitet në vendin e dytë në podium. Për spanjollin e Hondës ky është podiumi i 100-të në karrierë, në klasin mbretëror të motorëve. Rikthehet buzëqeshja te Marc dhe Honda, teksa shohin që po rikthehen sërish midis më të mirëve në nivelet më të larta.

GARA:

  1. Rins
  2. Marc Marquez
  3. Bagnaia
  4. Bezzecchi
  5. Bastianini
  6. Marini
  7. Martin
  8. Zarco
  9. Alex Espargaro
  10. Brad Binder
  11. Pol Espargaro
  12. Oliveira
  13. Crutchlow
  14. Darryn Binder
  15. Gardner
  16. Fernandez
  17. Vinales
  18. Mir
  19. Nagashima
  20. Di Giannantonio

OUT
Quartararo
Alex Marquez
Morbidelli
Miller

RENDITJA E PILOTËVE

1. Bagnaia 233
2. Quartararo 219
3. Aleix Espargaro 206
4. Bastianini 191
5. Miller 179
6. Brad Binder 160
7. Zarco 159
8. Rins 137
9. Martin 136
10. Oliveira 135
11. Vinales 122
12. Marini 111
13. Marc Marquez 104
14. Bezzecchi 93
15. Mir 77
16. Pol Espargaro 54
17. Alex Marquez 50
18. Nakagami 46
19. Morbidelli 31
20. Di Giannantonio 23
21. Dovizioso 15
22. D. Binder 12
23. Gardner 10
24. Fernandez 9
26. Crutchlow 6