RTSH Sport Live

Robinho në burg për sulm seksual, dënimi në Brazil

  • 28/02/2023
  • |
  • Të tjera
Robinho në burg për sulm seksual, dënimi në Brazil
Ish-lojtari është dënuar përfundimisht me 9 vite burg për ngjarjet e vitit 2013.

Dyert e burgut në Brazil po hapen për Robinhon pas dënimit të tij për sulm seksual. Kërkesa e qeverisë italiane është pranuar: ish-sulmuesi i Milanit, së bashku me mikun e tij Ricardo Falco, do të mund ta kryejnë dënimin me nëntë vjet burg, të vendosur nga gjykata e Milanos, në shtëpi. Zëvendësprokurori i përgjithshëm i republikës, Carlos Frederico Santos, deklaroi se nuk ka asnjë pengesë për transferimin e dënimit italian në Brazil, duke dorëzuar katër adresa ku gjendet vetë Robinho.

Robinho duhet të thirret në të gjitha këto adresa për të pasur mundësinë të prezantojë linjën e tij mbrojtëse, por siç raportojnë mediat braziliane, tashmë i finalizuar në Itali, nuk ka mundësi që ish-futbollisti të shohë të anulluar dënimin.

Çështja - Robinho u dënua për dhunë seksuale të ndodhur në Milano, gjatë periudhës së tij tek AC Milan, ndaj një vajze shqiptare në janar 2013. Në janar 2022 erdhi vendimi i Kasacionit që e bëri dënimin përfundimtar.

Aktualisht Robinho është në Brazil dhe i lirë, pasi ka marrë pjesë edhe në festat e karnavaleve. Nëse siç duket autoritetet braziliane miratojnë vendimin, dënimi me 9 vite burg i vendosur, ish-lojtari do të duhet të vuajë në vendin e tij.