RTSH Sport Live

Rocco Vata shkëlqen me Irlandën

  • 14/10/2021
  • |
  • Futboll Bota
Rocco Vata shkëlqen me Irlandën
Djali i ish-lojtarit të Kombëtares shënon 3 gola në 2 ndeshje

Sulmuesi me origjinë shqiptare, Rocco Vata, po le gjurmë në Kombëtaren Irlandeze të 17 vjçarëve. Aktualisht pjesë e skuadrës së Celtic, djali i ish-lojtarit të kombëtares shqiptare, Rudi Vata, regjistroi ndeshjen e dytë zyrtare rresht me fanellën e gjelbër të kombëtares irlandeze ku shënoi edhe golin e dytë në sfidën kundër Maqedonisë së Veriut të fituar 2-0 nga ishullorët.

Sipas mediave skoceze, paraqitja e tij në fushë ishte fantastike duke arritur të bënte diferencën në një takim  shumë delikat për të rinjtë e Irlandëz. Javë pozitive për sulmuesin me origjinë shkodrane i cili ka zgjedhur të përfaqësojë Irlandën edhe për shkak të origjinës së mamasë së tij ndërsa pak ditë më parë ai realizoi edhe dy gola në përballjen me Poloninë duke rikuperuar disavantazhin e dyfishtë për skuadrën e tij.

Golin e parë me fanellën e 17-vjeçarëve të Irlandës, Vata e shënoi në muajin shtator kundër Andorrës ndërsa mediat irlandeze i kanë kushtuar një vëmendje të madhe pasi sipas tyre, federata nuk është treguar shumë e hapur për të afruar lojtarë që nuk kanë lindur në këtë vend, por Vata ka arritur të bindë me paraqitjet e tij te skuadra e Celtic ku po bën një rrugëtim të suksesshëm edhe pse është vetëm 15 vjeç.