RTSH Sport Live

Roger Ibanez zgjedh Italinë

  • 14/10/2021
  • |
  • Futboll Bota
Roger Ibanez zgjedh Italinë
Mbrojtësi i Romës preferon të luajë me fanellën e kaltër

Roger Ibañez mund të jetë lojtari i radhës që natyralizohet italian duke i ndezur dritën jeshile Roberto Mancinit për ta grumbulluar në Kombëtaren e kaltër. Mbrojtësi i Romës, i lindur në Brazil preferon të bashkohet me kampionët e Europës dhe jo me Selecaon, ndërsa tekniku do të marrë një vendim shumë shpejt, ndoshta përpara dy sfidave të fundit eleminatore të muajit nëntor.

Aktualisht në grupin e kaltër bëjnë pjesë tre lojtarë brazilianë të natyralizuar por përpara se Ibanez të marrë një ftesë, ai duhet të kuptojë nëse në bazë të rregullave të FIFA-s, mund të aktivizohet me kombëtaren e Mançinit. Ibanez zotëron tre pasaporta, brazilianien,  urguajanen dhe italianen dhe kushti krysor që duhet të plotësojë është që të mos jetë aktivizuar për asnjë minutë në ndeshje zyrtare me kombëtare të tjera.

Në këtë aspekt, Ibanez e kalon testin e FIFA-s pasi kategoria maksimale me të cilëbn ka marrë pjesë është skuadra U-23 e Brazlit në Tokyo 2020. Momentalisht, lojtari do të nisë një kërkesë dhe më pas procedurat nga ana e federatës italiane do të përshpejtohen në mënyrë që Mancini ta grumbullojë ndoshta që në muajin nëntor.

Thirrja e mundshme e mbrojtësit të Romës në Kombëtaren e Italisë lidhet me projektin e Mancinit për rinovimin e repartit të mbrojtjes pasi Chiellini e Bonucci duket se janë në fundin e rrugëtimit të tyre me të kaltërit.