RTSH Sport Live

Roma e Napoli nuk bëjnë keq, Mou i imponon ndalesën e parë Spaletit

  • 24/10/2021
  • |
  • Itali
Roma e Napoli nuk bëjnë keq, Mou i imponon ndalesën e parë Spaletit
Në Olimpico ka shumë raste nga të dyja skuadrat, por në fund triumfojnë mbrojtjet

Roma-Napoli përfundon 0-0, ndeshja e parë e madhe e ditës së nëntë të Serie A. Në Olimpico zhvillohet një ndeshje e tensionuar dhe e ekuilibruar njëkohësisht, me disa raste në të dyja anët. Në fund, megjithatë, dy mbrojtjet mbizotërojnë, me Mourinhon që arriti t'i imponojë ndalesën e parë mikut të tij Spalletti (të dy të përjashtuar në finale). Trajneri toskan nuk arrin të thyejë rekordin e Sarrit dhe ndalet në tetë fitore radhazi.

José Mourinho është shprehur i kënaqur me paraqitjen e Romës së tij përballë Napolit: "Për mua ishte një ndeshje e shkëlqyer, një ndeshje e nivelit të lartë. Mund të kishte përfunduar 1-0 për ne ose 0-1 për ta, ishte e vështirë për të dyja skuadrat, kishte intensitet, përqëndrim, pa frikë dhe respekt nga të gjitha anët”. Më pas është rikthyer diskutimit për titullarët e Ligës së Konferencës, të cilët përfunduan në tribunë: "Këto janë gjëra të dhomave të zhveshjes, janë mesazhe që pasojnë paraqitjet negative. Ajo ndeshje ka mbetur në historinë time dhe e kam të vështirë t'i fal”.