RTSH Sport Live

Roma, festë dhe dedikim special për Kumbullën

  • 19/05/2023
  • |
  • UEFA Europa League
Roma, festë dhe dedikim special për Kumbullën
Në fund të ndeshjes kundër Bayer Leverkusenit, verdhekuqtë u çmendën nga gëzimi për finalen e siguruar: ja çfarë bënë

Pas barazimit 0-0 në Bayarena mes Bayer Leverkusenit dhe Romës, Pellegrini dhe shokët e tij kanë rezervuar një vend për ndeshjen vendimtare për Ligën e Evropës që do të zhvillohet në Budapest. Rezultati i ndeshjes së parë (1-0 me golin e Bove) ishte vendimtar dhe Mourinho arriti të sigurojë finalen e tij të dytë radhazi evropiane me verdhekuqtë. Në fund të ndeshjes, festa shpërtheu në dhomën e zhveshjes së skuadrës së kryeqytetit italian, por lojtarëve të Mou nuk u shpëtoi një dedikim...

Dedikimi që u pa në dhomat e zhveshjes së Romës në fund të ndeshjes ndaj Bayer Leverkusen ka të bëjë me Marash Kumbullën. Mbrojtësi kuqezi nuk ka mundur të largohet drejt Gjermanisë për ndeshjen e dytë për shkak të dëmtimit të rëndë të pësuar dhe bashkëlojtarët nuk e kanë harruar duke treguar fanellën e tij gjatë festimeve.

Lojtarët gjithashtu kishin një dedikim edhe për Mourinhon, duke kënduar një refren nën melodinë e këngës "Cacao Meravigliao"  siç kishin bërë tashmë dhe në ditëlindjen e tij.