RTSH Sport Live

Roma, fitore në sulmin e fundit, vendos Pellegrini

  • 23/01/2021
  • |
  • Itali
Roma, fitore në sulmin e fundit, vendos Pellegrini
Ndeshje e pabesueshme, verdhekuqtë rrezikuan deri në fund, por kapiteni shpëtoi pankinën e trajnerit Fonseca

Romë e çmendur. Nuk është shëruar 100%, por arriti të marrë në shtëpi tri pikë mjaft të rëndësishme. Një fitore 4-3 e arritur në limite përballë Spezia.

Pjesa e parë e ekuilibruar, 1-1 me golat e Borya Mayoral dhe Piccoli. Me kalimin e minutave, të besuarit e trajnerit Fonseca kishin gjithçka në dorë, aq më tepër që rezultati shkoi 3-1(përsëri Borja Mayoral e Karsdorp).

Por dy gabime në mbrojtje i japin mundësinë Spezia-s të shënojë dy gola, me Farias e Verde, duke vendosur gjithçka në barazpeshë, aq më tepër që koha ishte në përfundim. Por në frymën e fundit, një gol i Pellegrini, i jashtëzakonshëm nga ana emocionale, i jep fitoren skuadrës së tij, 4-3.