RTSH Sport Live

Roma, gati sulmi final për Xhakën

  • 16/07/2021
  • |
  • Itali
Roma, gati sulmi final për Xhakën
Tiago Pinto është gati për të goditur, por më parë duhet të ‘sistemojë’ skuadrën. Kluivert afër Nice, Olsen një hap larg Lille

Aktiviteti frenetik i Tiago Pinto në “akomodimin” e lojtarëve të tepërt po çon në disa rezultate. Kluivert është shumë afër Nicës, ndërsa Olsen pritet të jetë portieri i ri i Lille. Kjo duhet të çojë në një marrëdhënie të re me Arsenalin për çështjen  Xhaka, i cili mund të zyrtarizohet te Roma në ditët e ardhshme. E ardhmja e Justin Kluivert mund të vazhdojë në Ligue 1, te Nice e stërvitur nga Galtier, i cili fitoi kampionatin e fundit me Lille. Është vetë trajneri që kërkon me ngulm të bindë anësorin holandez.

Kluivert sapo është kthyer nga një sezon me Leipzig dhe Nice e Roma janë afër një marrëveshje. Anësori holandez ka dhënë disponueshmërinë e tij, operacioni mund të përfundojë në ditët e ardhshme.

Pas disa javësh bllokimi, me këto dy dalje të mundshme, Tiago Pinto do të përpiqet të mbyllë marrëveshjen me Arsenalin për Granit Xhakën. Mesfushori zviceran, me pushime këto ditë, është i etur të bashkohet me Mourinho. Roma i është afruar kërkesës fillestare të Arsenalit, e cila ishte 20 milionë. Oferta e fundit nga klubi verdhekuq është 15 milionë euro, plus 2.5 bonuse të arritshme lehtësisht.

Tiago Pinto shpreson të jetë në gjendje të afrojë Xhakën në ekip për pjesën e dytë të grumbullimit në Portugali, por zvicerani gjithashtu mund të anullojë pushimet e tij dhe të mbërrijë në fillim të gushtit, si Florenzi dhe Cristante. Mesfushori zviceran ka arritur një marrëveshje me Romën prej disa kohësh: do të ketë një kontratë katër-vjeçare me vlerë 2.5 milion euro në sezon plus bonuse.