RTSH Sport Live

Roma: rikthehet Kumbulla, mungon Smalling

  • 03/12/2020
  • |
  • UEFA Europa League
Roma: rikthehet Kumbulla, mungon Smalling
Janë 23 lojtarë të grumbulluar nga trajneri Fonseca për sfidën e Europa League kundër Young Boys

Roma ka publikuar listën prej 23 lojtarësh, që janë të grumbulluar për sfidën kundër Young Boys, në program për sonte në mbrëmje në Olimpico(21:00). Në mbrojtje vazhdon të ndihet mungesa e Chris Smalling, por Paulo Fonseca do të ketë dy rikthime të rëndësishme, Marash Kumbulla e Federico Fazio, të cilët kanë lënë pas krahëve Coronavirus dhe janë të gatshëm të japin kontributin e tyre në fushën e lojës.

Nuk janë grumbulluar për këtë sfidë, Jordan Veretout e Gianluca Mancini, të cilët u dëmtuan në ndeshjen me Napolin. Gjendja e tyre është e mirë dhe me shumë mundësi do të jenë të gatshëm për sfidën e kampionatit, atë me Sassuolo.

Lojtarët e grumbulluar:

Portierë: Pau Lopez, Mirante, Berti.

Mbrojtësa: Karsdorp, Ibanez, Juan Jesus, Fazio, Kumbulla, Peres, Spinazzola, Calafiori. Mesfushorë: Cristante, Pellegrini, Villar, Diawara, Bove, Milanese, Mkhitaryan.

Sulmuesa: Dzeko, Pedro, Mayoral, Perez, Ciervo.