RTSH Sport Live

Roma, zyrtare: humbje 3-0 në tavolinë me Spezia në Kupën e Italisë

  • 22/01/2021
  • |
  • Itali
Roma, zyrtare: humbje 3-0 në tavolinë me Spezia në Kupën e Italisë
Gjykata Sportive vendosi të mos miratojë fitoren liguriane 4-2, por të sanksionojë gabimin e verdhekuqve  në lidhje me gjashtë zëvendësimet

Tani është zyrtare, Roma ka humbur në tavolinë ndeshjen e dytë në këtë sezon. Pas gabimit të rëndë në ditën e parë të kampionatit, kur Diaëara nuk u përfshi në listën e U22, klubi verdhekuq, gjithashtu ra në grackën e zëvendësimeve në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Spezia.

Gabimi erdhi gjatë periudhës së parë shtesë, pasi Mancini dhe Pau Lopez u përjashtuan. Roma kishte bërë katër zëvendësime deri në atë moment, atëherë Fonseca vendosi të përfshinte Fuzato (portierin e dytë) dhe Ibanez. Sidoqoftë, mbrojtësi brazilian ishte zëvendësimi i gjashtë dhe i vetmi që e vuri re ishte Pellegrini, i cili zhvilloi një bisedë të gjatë me Fonseca.

Roma që e ka keqinterpretuar rregulloren, e cila lejon një zëvendësim në kohën shtesë, vetëm nëse ke bërë 5 zëvendësime gjatë kohës së rregullt. Kështu që dënimi ishte i pashmangshëm.