RTSH Sport Live

Ronaldo dhe Georgina, ka një problem serioz për të zgjidhur te Al Nassr: një ligj vë gjithçka në rrezik!

  • 05/01/2023
  • |
  • Gosip
Ronaldo dhe Georgina, ka një problem serioz për të zgjidhur te Al Nassr: një ligj vë gjithçka në rrezik!
Në Arabinë Saudite mund të "bëjnë një sy qorr" dhe të sigurojnë një leje të veçantë: rregulloret ndalojnë një çift të jetojë nën të njëjtën çati pa u lidhur më parë në martesë

Pas prezantimit triumfues të Cristiano Ronaldos për Al Nassr-in, lind një dyshim për të shqetësuar "Mbretin e ri të Arabisë": një ligj i Arabisë Saudite vë në siklet kampionin portugez dhe klubin.

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodrìguez teorikisht nuk mund të jetonin së bashku: në Arabinë Saudite, në fakt, bashkëjetesa jashtë martesës është rreptësisht e ndaluar. Megjithatë, avokatët janë optimistë: që nga ardhja e princit të kurorës Mohamed Bi Salmàn, i cili në pesë vitet e fundit ka promovuar përjashtime të ndryshme në fushën e të drejtave të njeriut dhe të grave, autoritetet tani janë të prirura të mbyllin një sy. Pra, Cristiano dhe Georgina duhet të “falen” duke jetuar nën të njëjtën çati.