Vala e kritikave që ka provokuar Ole Solskjaer nuk ndalet, pas vendimit për të mbajtur Cristiano Ronaldon në stol gjatë ndeshjes kundër Everton, e cila përfundoi 1-1 dhe subjekt i polemikave të shumta. Portugezi hyri vetëm pak minuta para barazimit të Toënsend, i cili më pas festoi golin duke imituar veprimin e tij të famshëm. Atë ditë, në tribunat në Old Trafford, kishte shumë tifozë VIP për të ndjekur ndeshjen e Djajve të Kuq, përfshirë Patrice Evra, Usain Bolt, Khabib Nurmagomedov dhe Sir Alex Ferguson. Biseda mes dy të fundit u dëgjua dhe u zbulua nga mediat britanike.
Solskjaer shpjegoi se ai e kishte mbajtur yllin e tij për të pushuar pas angazhimeve në Ligën e Kampionëve, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për kritikët e tij të shumtë. Ndër të cilaët tani duket se do të shtohet edhe trajneri legjendar i United. Është ‘Sun’ që raporton bisedën e tij me ish-sportistin e famshëm rus. "Mendoj se ata e panë që Ronaldo nuk po luante...", ka thënë Ferguson, duke shprehur mendimet e tij pse Djajtë e Kuq nuk arritën të fitonin të dielën e kaluar. Dhe kur Nurmagomedov vuri në dukje se CR7 kishte hyrë në pjesën e dytë, Sir Alex do të shtonte: "E di, por gjithmonë duhet filluar me lojtarët më të mirë".