RTSH Sport Live

Ronaldo kërkon falje: Tifozët tanë meritojnë më të mirën

  • 25/10/2021
  • |
  • Angli
Ronaldo kërkon falje: Tifozët tanë meritojnë më të mirën
Pas humbjes 5-0 ndaj Liverpoolit, sulmuesi i Djajve të Kuq merr përgjegjësinë me një mesazh në Instagram

Humbja 5-0 e pësuar ndaj Liverpool-it dhemb shumë. Cristiano Ronaldo jetoi një ditë shkatërruese me Manchester Unitedin e tij, duke humbur gjithashtu durimin e tij si asnjëherë tjetër.

Pak orë pas ndeshjes, portugezi ka reaguar duke u kërkuar falje fansave të tij me një mesazh në Instagram: "Ndonjëherë rezultati nuk është ai për të cilin ne luftojmë. Ndonjëherë rezultati nuk është ai që duam. Dhe kjo është përgjegjësia jonë, vetëm e jona, sepse nuk ka asnjë tjetër për të fajësuar”.

“Tifozët tanë kanë qenë edhe një herë fantastikë duke na mbështetur vazhdimisht. Ata meritojnë shumë më tepër se kaq dhe është koha për t'ua dhënë atyre. Koha është tani."