Në moshën 47-vjeçare Ronaldo Luis Nazario de Lima u martua për herë të katërt. Ish-futbollisti i Interit dhe Milanit, tashmë president i Valladolidit, i tha të hënën “po, dua” Celina Locks, modeles braziliane me të cilën ka ndarë jetën prej 7 vitesh dhe me të cilën u fejua janarin e kaluar. Ceremonia u zhvillua në Es Cubells, një kishë e njohur e vitit 1855 në Ibiza.
Ronaldo më parë ishte i martuar me Milene Domingues, Daniela Cicarelli dhe Maria Beatriz Anthony dhe ka katër fëmijë. I pari ishte Ronald, i lindur në vitin 2000 nga lidhja me Domingues, pastaj Alexander, rezultat i një lidhjeje Michelle Umezu, kur ishte në Japoni për një ndeshje miqësore të luajtur me Real Madridin në vitin 2004, por pas shumë vështirësish të njohur vetëm në 2010, në fund e vogla Maria Sofia dhe Maria Alice, të lindura në 2008 dhe 2010, nga gruaja e tij e tretë Anthony. Me Cicarellin, gruan e tij të dytë, Fenomeni nuk pati fëmijë.