RTSH Sport Live

Ronaldo nuk mjafton, Junajtid përmbyset në fund, barazon Sevilja

  • 14/09/2021
  • |
  • Futboll Bota
Ronaldo nuk mjafton, Junajtid përmbyset në fund, barazon Sevilja
Start emocionues në grupet e Champions League: Junajtid mundet nga Jang Bojs, Sevilja barazon me Salzburg

UEFA Champions League ka startuar me dy ndeshjet e para të fazës së grupeve duke dhuruar emocione. Surprizon Young Boys, që ka përmbysur një kundërshtar si Manchester United, duke fituar me rezultatin 2-1. Pavarësisht se rekordmeni Ronaldo ka arritur të kalojë “Djajtë e Kuq” në avantazh që në minutën e 14-të, Van Bisaka ka prishur ekuilibrat në fushën e lojës duke u ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 35-të.

Në pjesën e dytë, skuadra zvicerane ka arritur të përmbysë gjithçka duke shënuar me anë të Moumi Ngamaleu 66-të dhe Siebatcheu 90+5’. Përfundon 2-1: Young Boys ngjitet menjëherë në krye të grupit F, ndërsa United grumbullon një nokaut të keq.

Sevilla dhe Salzburg përuruan Grupin G me një barazim aq të guximshëm sa dhe historik: për herë të parë, katër penallti jepen në Ligën e Kampionëve në kohën e rregullt, dhe të gjitha në 40 minutat e para. Në Sanchez-Pizjuan, në minutën e 13-të: Adeyemin gabon nga pika e penalltisë për miqtë, por tetë minuta më vonë, është Susic që ekzekuton saktësisht po nga pika e bardhë, 0-1.

Pesëmbëdhjetë minuta më vonë, arrin edhe penalltia e tretë: Adeyemi pëson një faull nga portieri andaluzian, por këtë herë Suçiç godet shtyllën. Në 40 ’, u takon vendasve të marrin penallti, me Wöber që rrëzon En Nesyri: Rakitic është i akullt duke mposhtur Kohn, duke e vendosur sfidën përsëri në ekuilibër.

Në pjesën e dytë, Bono tregohet i pakalueshëm përballë Sesko, ndërsa në 52 ’En Nesyri simulon në zonë dhe merr kartonin e dytë të verdhë, duke lënë në dhjetë të besuarit e e Lopeteguit. Pritjet e portierit vendas bëjnë pjesën tjetër: përfundon 1-1, me Sevilla dhe Salzburg që ndajnë nga një pikë.