RTSH Sport Live

Ronaldo rrëzon një steward me një goditje dhe…

  • 14/09/2021
  • |
  • Futboll Bota
Ronaldo rrëzon një steward me një goditje dhe…
Episod i veçantë para fillimit të sfidës Young Boys-Manchester United në Ligën e Kampionëve

Episod i veçantë para ndeshjes së Ligës së Kampionëve në Zvicër midis Young Boys dhe Manchester United. Cristiano Ronaldo, gjatë ngrohjes, goditi një steward të pranishëm në anësore, me një goditje dhe më pas shkoi për tu siguruar për gjendjen e tij, disa minuta para debutimit të tij në Ligën e Kampionëve me Djajtë e Kuq. Forca e topit e rrëzoi në tokë steward-in: vetë Ronaldo shkoi menjëherë për të parë se si ishte dhe për të kërkuar falje.