RTSH Sport Live

Ronaldo, urdhër Solskjaer: Tani, të gjitha si titullar

  • 16/10/2021
  • |
  • Angli
Ronaldo, urdhër Solskjaer: Tani, të gjitha si titullar
Kjo u zbulua nga një burim i Manchester United për tabloidin Sun: "Cristiano i tha trajnerit se dëshiron të luajë të gjitha ndeshjet"

Cristiano Ronaldo nuk e tret faktin që u ul në stol në ndeshjen e fundit të Premier League kundër Everton para impenjimit me ekipit kombëtar dhe foli drejtpërdrejt me menaxherin e Manchester United Solskjaer. "Ronaldo ishte shumë i zhgënjyer që ishte në stolin kundër Everton. Solskjaer mendoi se ishte i lodhur pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Villarreal dhe vendosi ta dërgonte atë në fushë vetëm në pjesën e dytë”.

“Cristiano, megjithatë, i tha atij se dëshiron të luajë të gjitha ndeshjet si titullar dhe se ai do t'i tregojë kur nuk do të jetë në gjendje të luajë. Gjithashtu, i tha atij se ka ardhur në Manchester për të fituar trofe dhe se United duhet të dërgojë lojtarët e tyre më të rëndësishëm në fushë në të gjitha ndeshjet”, tha një burim i United për tabloidin Sun.