RTSH Sport Live

Rosi: Markez është shumë agresiv

  • 09/08/2021
  • |
  • Moto GP
Rosi: Markez është shumë agresiv
”Ai kështu sillet me të gjithë rivalët e tij”

Valentino Rossi arriti të marrë 3 pikë në garën e Red Bull Ring pasi përfundoi Çmimin e Madh të Stirias, në vendin e 13-të. Ai ka kritikuar mnyrën e pilotimit nga ana e Marc Márquez. Piloti spanjoll ka zemëruar Aleix Espargaró kur që në xhiron e parë, e ka prekur pilotin e Aprilias, gjë që bëri që numri 41 të humbiste disa pozicione. Me rifillimin e garës, pas flamurit të kuq, të dy pilotët, përsëri u përfshinë në një episod të ngjashëm.

E disa xhiro më vonë, Espargaro u detyrua të largohej fare nga gara. Valentino Rossi u pyet se si i shihte të dy incidentet midis pilotit të Hondës dhe atij të Aprilias. Doktori nuk donte të hynte në detaje, por ai iu referua mënyrës së drejtimit të motorit nga ana e numrit 93. "E vetmja gjë që mund të them është se Márquez është shumë agresiv me të gjithë rivalët e tij. Këtë radhë ka qenë Aleix, herë të tjera kanë qenë pilotë të tjerë.

Nuk e di çfarë të them, sinqerisht. Nuk e kam idenë sesi kjo situatë mund të përmirësohet - tha Valentino. Ndërsa vetë i ndëshkuari në këtë rast, Aleix Espargaró, ia ka vënë fajin komisarëve të pistës që nuk ndëshkuar Marquez për të dy rastet.

“Unë nuk fajësoj Marquez, sepse ai është i tillë në çdo garë. Për mua faji është i Panelit të Komisarëve, nuk e di se ku ishin ... ndoshta po shikonin ditën e fundit të Lojërave Olimpike. Nuk e di, është e vështirë të kuptohet. Ata duhet të bëi diçka pasi Marc më goditi shumë fort në krah dhe më nxori nga pista herën e parë. E njëjta gjë ndodhi edhe në rastin e dytë. Apo nëse nuk rrëzohet asnjë pilot atëherë ska ndëshkime” – tha piloti i Aprilias.