Roxher Muslia ka arritur fitoren e katërt në boksin profesionist. Pikërisht gjithçka ka ndodhur në ringun e Tetovës në turneun ndërkombëtar për nder të kampionit “Besim Kabashi”. Muslia ka patur përballë kroatin Stefan Markoviç, ndërsa një grusht i tij e ka hedhur poshtë kundërshtarin në nokaut që në raundin e parë.
Ndeshja mes Muslisë dhe Markoviç ishte me gjashtë raunde nga tre minuta. Një sukses i merituar i Muslisë, i cili tashmë ngjit shkallët në renditje, kuptohet për të kërkuar trofe të tjerë më të rëndësishëm. Dhe talenti nuk i mungon Muslisë për të arritur të tjera rezultate të mira në boksin profesionist.