RTSH Sport Live

Rrahmani bën bilancin: E arritëm objektivin, por…

  • 19/05/2022
  • |
  • Kosova
Rrahmani bën bilancin: E arritëm objektivin, por…
Mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani ka folur për mikrofonët e Radio Kiss Kiss

“Ishte një vit në të cilin arritëm objektivin tonë, por me pak fat mund të kishim bërë pak më shumë. Por kështu shkoi dhe ne duhet të jemi të lumtur për vendin e tretë dhe rikthimin në Champions League, ishte një sezon pozitiv”. Mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani, në mikrofonat e Radio Kiss Kiss, bën një bilanc të sezonit që po përfundon.

"Mund të kishim bërë më mirë - shpjegon Rrahmani - nëse në disa ndeshje gjërat do të kishin shkuar ndryshe. Për shembull me Milanin nuk kishim pësuar asnjë goditje në portë deri në pjesën e parë, pastaj ata fituan. Na vjen keq, sepse edhe ne donim titullin, duke qenë ne lojtarët që nuk kemi fituar ende në karrierën tonë”.

"Sezoni ishte i vështirë - shton ai - por në të njëjtën kohë i bukur. Kemi luajtur shumë ndeshje me stadiumin plot, nuk e kisha parë kurrë më parë dhe është një gjë shumë e bukur. Jam i lumtur sepse ky ishte viti në të cilin kam luajtur më shumë në karrierën time, kam luajtur pesëdhjetë ndeshje duke përfshirë kombëtaren dhe është viti i parë që më ndodh, kam shënuar edhe katër gola me Napolin dhe të tjerë me kombëtaren, është një sezon pozitiv”.