Etapa e tretë e Rrethit të 78-të Çiklistik të Shqipërisë, Elbasan – Vlorë, ka qenë nën dominimin e çiklistit të Studentit dhe Tiranës, Olsian Veliaj. Një etapë krejtësisht fushore, e cila ka nisur nga Elbasani për të vijuar drejt Cërrikut e më pas në Belsh e që andej në dalje në Lushnjë. Pasi kanë kaluar dhe rrethrrotullimin e Kolonjës, pranë fshatit Karbunarë ka nisur dhe shkëputja nga grupi i madh.
Olsian Veliaj, së bashku me çiklistin e Novi Pazar, Admir Kolasinac kanë pedaluar drejt Vlorës duke e lënë nga pas grupin e madh, atje ku ndodhej dhe kryesuesit i Turit të Shqipërisë, Dushan Velesinoviç. Dhe të dy së bashku, Veliaj dhe Kolasinac, kanë prekur të parët vijën e finishit me kohën 3h22’54”.
Në vendin e tretë ka ardhur një tjetër çiklistik i Novi Pazar, Rejhan Aliçkoviç, me kohën 3h51’01”. Turi i 78-të i Shqipërisë vijon të enjten me etapën e katërt, Vlorë – Përmet, për të përfunduar të premten në Fier.