RTSH Sport Live

Rruga drejt titullit

  • 12/05/2022
  • |
  • Itali
Rruga drejt titullit
Për Milanin fillon numërimi mbrapsht për arritjen e misionit

Tani, më shumë se këmbët ajo që ka rëndësi është mendja. Kjo është arsyeja pse finalja e Kupës së Italisë mes Juves dhe Interit, i intereson disi edhe Milanit. Kjo sepse zikaltërve, rivalë për titullin dhe që pritet të luajnë të dielën në mbrëmje kundër Cagliarit, mund t’i rëndojnë disi  120 minutat e luajtura në Olimpico, por një humbje e mundshme, do t’i çonte ata një hap larg titullit të sezonit të dytë. Ndërsa fitorja e Interit, e detyron Milanin të synojë të vetmen mundësi: të marrin midis Atalantës dhe Sassuolos, katër pikët që u nevojiten për të marrë titullin.

Stefano Pioli, këto ditë raportohet të jetë veçanërisht i heshtur. Ai i shikon lojtarët e tij nga afër, por nuk ndjen nevojën për t'i ngarkuar ata për sprintin e fundit. Skuadra, kohët e fundit, po stërvitet me përqendrimin e duhur të kombinuar me një vendosmëri që mes Lacios, Fiorentinës dhe Veronës dukej herë pas here e egër. Ka një dëshirë për titull te të gjithë lojtarët, të cilët do të luftojnë deri në minutën e fundit për të marrë trofeun.

Sidomos gjysma e ekipit, lojtarët e rinj janë tepër të uritur për trofeun. Pjesa tjetër janë senatorët, te të cilët të rinjtë mbështeten në momentet më delikate. Ibrahimovic, por edhe Giroud dhe Florenzi, i shtyjnë shokët e skuadrës, flasin me ta, përpiqen t'u mësojnë të gjithëve menaxhimin e tensionit, menaxhimin e fitoreve. Ekipi është mbledhur rreth vetes, në një pritje që është ekzaltim dhe pasiguri, por jo frikë. Të rinjtë dhe senatorët, trajneri Stefano Pioli dhe bashkë me të, si gjithmonë, gjithë drejtuesit.

Maldini, para së gjithash. Edhe ai flet, shpjegon, mëson. Ai që ka fituar dhe di të fitojë, ai që ka mbi supe dhjetëra ditë e mbrëmje të tilla. Ai që është Milani. Tashmë ka nisur numërimi mbrapsht, një minutë pas përfundimit të ndeshjes Juve-Inter. Sepse në fund të fundit varet vetëm nga Milani, vetëm nga 180 minutat e fundit, vetëm nga ato katër pikë të jashtëzakonshme që do të thotë titull.