RTSH Sport Live

RTSH “sjell” Londrën në Shqipëri

  • 05/07/2021
  • |
  • Evente Sportive
RTSH “sjell” Londrën në Shqipëri
“Wimbledon” dhe “Wembley” kryeqëndër e botës për 1 javë 

Me tren e përshkon për 6 minuta, me këmbë për rreth 3 orë ndërsa në dimensionin  sportive distancat nuk ekzistojnë. Nga Wembley në Wimbledon për një fraksion sekonde, bota e sportit ka përqëndruar gjithë energjinë e një viti të lodhshëm pas hapjes së pjesshme nga pandemia. RTSH Sport është në radhën e parë nga stadiumi mitik në kompleksin 160 vjeçar të turneut më të vjetër të tenisit botëror.

Kjo javë e transformon Londrën në qëndrën e botës sportive me 3 ndeshje futbolli dhe një turne tenisi që shoqëron elitat e tenisit prej më shumë se një shekulli e gjysmë.  Java nis të hënën me përballjet e raundit të tretë në Wimbledon dhe vazhdon të martën në “Wembley” me 60 mijë spektatorë dhe botën që do të mbajë frymën në gjysmëfinalen e parë të Euro 2020 mes Spanjës e Italisë.

Roger Federer dhe Novak Djokovic do të duelojnë në distancë por në të njëjtën fushë, Central Court, ndërsa  kanali nuk ndryshon, nuk ka aspak problem nëse mbarijnë bateritë apo telekomanda humbet pasi kanali nuk ndryshon, RTSH Sport mbetet i fiksuar në ekranin e shqiptarëve që të Martën në 21:00 do të shijojnë emocionet e gjysmëfinales së parë të europianit.

Duel që simbolizon shpërthimin e jetës mbi frikën një vit pas shtyrjes së Euriopianit për shkak të pandemisë që po në Londër shkaktoi edhe një kaos të paprecedentë në turneun më të vjetër të tenisit Wimbledon që si rrallëherë nuk u zhvillua dhe në fund sezoni 2020 u anulua.

Sporti i raketës në kryeqëndrën angleze kishte ndaluar për herë të fundit në kulmin e Luftës së dytë botërore. Sot jemi në kohë paqeje, madje në një muaj feste. Korriku kulmon në datat 11 dhe 12 në dy finale të ndara në distancë dhe nga 1 ditë por jo në pritshmëri dhe spektakël. RTSH është aty, për t’i përcjellë në sytë e çdo shqiptari që i ka besuar transmetuesit publik.