RTSH Sport Live

RTSH Sport, edhe për inferiorët e futbollit

  • 09/11/2022
  • |
  • Futboll Vendi
RTSH Sport, edhe për inferiorët e futbollit
Besa – Dinamo nga Kategoria e Parë dhe Vora – Ilira nga e dyta në ekranin e gjithë shqiptarëve

Kategoria e Parë dhe e dytë përsëri do të jetë në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar. Bëhet fjalë për javën e dhjetë në Kategorinë e Parë dhe të tetën në Kategorinë e Dytë. Dhe përzgjedhja e ndeshjeve për t’u transmetuar është e tillë. Besa – Dinamo në Kategorinë e Parë, e cila të shtunën, duke nisur nga ora 13:00, do të luhet në stadiumin e Peqinit. Ndërkohë që në Kategorinë e Dytë, kjo në grupin A, është përzgjedhur Vora – Iliria, edhe sepse stadiumi i ri dhe kushtet që të ofron infrasktruktura në impiantin sportiv të Marqinetit krijon komoditetin edhe për një transmetim të tillë.

Kategoria e Parë në fakt është e shtrirë të shtunën, të dielën dhe të hënën. Kurse Kategoria e Dytë, luan ndeshjet e grupit A të shtunën dhe të dielën ato të grupit B. Përzgjidhësisht dy ndeshje të cilat premtojnë nivel dhe emocione dhe tek shikuesit e Radio Televizionit Shqiptar.