RTSH Sport Live

Rubrika Sportive në RTSH! Vllaznia në krye, derbi “vazhdon”...

  • 06/12/2020
  • |
  • Abissnet Superiore
Rubrika Sportive në RTSH! Vllaznia në krye, derbi “vazhdon”...
Sot në 22.30 në RTSH 1 HD dhe RTSH Sport

Java e 6-të e Kategorisë Superiore tashmë ka përfunduar dhe rezultatet teknike kanë sjellë ndryshime në klasifikim, por diskutimet vazhdojnë… Sot, Rubrika Sportive do të sjellë nëpërmjet zërit të protagonistëve edhe një herë emocionet e javës që sapo u mbyll.

Vllaznia ka triumfuar me Bylisin në “Loro Boriçi” dhe protagonist absolut i kuqebluve në atë ndeshje, Eni Imami do të jetë i ftuar në studion e Rubrikës Sportive. Mbrojtësi i Vllaznisë, veç të tjerash do të diskutoj edhe për momentin e mirë të shkodranëve dhe objektivat e tyre. Derbi i kryeqytetit ka përfunduar, por polemikat vazhdojnë. Në studion e Rubrikës do të ketë një derbi më vete, sepse do jenë të ftuar gjithashtu Batha dhe Asani. Rastet e diskutueshme të derbit do të merren të gjitha në konsideratë, duke qënë se në nivelin teknik ndeshja nuk shkëlqeu. Nuk fitojnë dot Teuta e Laçi edhe pse në letër e kanë nisur si favoritë këtë sezon. Ndërkohë që Kukësi fiton ndeshjen e parë me Skënder Gegën në stol, duke mundur Apoloninë. Për të gjitha ndeshjet do të ketë një analizë të detajuar teknike nga Shkëlqim Muça, por edhe Mirel Josa që do të jetë në një lidhje direkte.  Në studio nuk do të mungojnë edhe gazetarët sportivë Fatmir Mëneri dhe Fation Shehu, duke plotësuar kështu një panel profesionistësh për emisionin që fillon në 22.30 në RTSH 1 HD, por që do të jetë LIVE edhe në www.rtsh.al, apo në faqen “facebook” të Radio Televizionit Shqiptar.