RTSH Sport Live

Rubrika Sportive, sot java e 9-të dhe Statuti i FSHF-së 

  • 20/12/2020
  • |
  • Futboll Vendi
Rubrika Sportive, sot java e 9-të dhe Statuti i FSHF-së 

Sot, ora 22:30 në Rubriken Sportive në RTSH 1 dhe RTSH SPORT do diskutohet java e 9-të e Kategorisë Superiore. Analiza e gjithë ndeshjeve, golat dhe rastet e diskutueshme do jenë pjesë e emisionit të sotëm. Të ftuar specialë janë kapiteni i Teutës, Renato Arapi dhe Drejtori Juridik i FSHF-së, Aldi Topçiu. Ecuria e Teutës, problemi i golave të shënuar dhe afrimi i Sulejman Starovës do jenë pjesë e diskutimit të Arapit. Gjithë ndeshjet e tjera në analizen e Shkëlqim Muçës dhe rastet e diskutueshme... Në drejtimin e Hygerta Sakos dhe me prezencën e Fatmir Mëneri dhe Fation Shehut do diskutohet fitorja e Laçit ndaj Vllaznisë, fitorja e Kastriotit, barazimi i Tiranës dhe Partizanit. 
Sot do diskutohen edhe ndryshimet më të fundit në statutin e FSHF-së. Aldi Topçiu sqaron gjjthçka ne studion e Rubrikës Sportive. Pas, pak në RTSH 1 HD dhe RTSH SPORT, Rubrika Sportive...