RTSH Sport Live

Rubrika Sportive, sot ora 22.30 në RTSH

  • 10/01/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Rubrika Sportive, sot ora 22.30 në RTSH
Të ftuar do jenë sekretari i klubit shkodran Blendi Dibra, lojtari i Laçit, Emiljano Musta dhe të ftuarit e përhershëm Shkëlqim Muça, Saimir Demi dhe Fatmir Mëneri

Kthehet Rubrika Sportive në vitin 2021. Emisioni më jetëgjatë sportiv në ekran rikthehet për herë të parë këtë vit duke nisur diskutimin me Mbrëmjen "Gala" të organizuar nga RTSH Sport për "Më të mirët e vitit 2020" dhe "Topi i Artë", nuk do të mungojnë edhe materialet e humorit nga "Ngop Media".

Tema kryesore do të jetë java e 13-të e Kategorisë Superiore dhe gjithë ngjarjet që prodhoi ajo. Vllaznia vazhdon të marshojë, duke mundur një prej rivalëve direkt, Teutën edhe pse për disa minuta luajti me 10 lojtarë. Si po lëvizin shkodranët në merkato? Do të ketë ndonjë surprizë ditën e fundit? Gjithçka e sqaron sekretari i shkodranëve, Blendi Dibra, që është i ftuar në studion e Rubrikës Sportive.

Një prej skuadrave që po ngjitet është edhe Laçi. Kurbinasit kanë mundur Kukësin dhe tashmë janë në kuotë të njëjtë pikësh me Partizanin e Teutën në vendin e dytë. Në lidhje direkte do të jetë Emiljano Musta, që na tregon ecurinë dhe objektivat e Laçit këtë sezon.

Gjithë kronikat e tjera dhe moviola e të gjitha përballjeve të javës së 13-të si dhe analiza teknike e detajtuar e Shkëlqim Muçës, por edhe opinioni i gazetarëve Fatmir Mëneri dhe Saimir Demi. Sot në 22.30, në drejtimin e Hygerta Sakos, Rubrika Sportive në RTSH.