RTSH Sport Live

Rusia: Mostovoi, pozitiv me Covid-19

  • 11/06/2021
  • |
  • Futboll Bota
Rusia: Mostovoi, pozitiv me Covid-19
Trajneri i Rusisë, Çerçesov, e zëvendëson me Jevgeniev

Sulmuesi rus Andrei Mostovoi ka dalë pozitiv me koronavirus, duke u detyruar të largohet nga qendra e grumbullimit të ekipit kombëtar në Shën Pjetërburg. Lajmi është dhënë të premten nga zyra e shtypit e Federatës Ruse të Futbollit. Pasi njohu rezultatin e PCR, trajneri rus, Stanislav Cherchesov, ka vendosur të zëvendësojë Mostovoi, i cili luan për Zenit, me mbrojtësin e Dinamos së Moskës, Roman Yevgeniev.

Një ndryshim i madh ky për skemat e trajnerit të Rusisë, i cili detyrohet të marrë një mbrojtës në vend të një sulmuesi. Mostovoi, 23 vjeç, është një nga lojtarët e rinj më premtues në futbollin rus. Ai fitoi kampionatin rus me Zenitin këtë sezon dhe ishte vendimtar për ekipin kombëtar. Rusia debuton të shtunën në Euro 2020 me ndeshjen kundër Belgjikës, një nga favoritet kryesore për fitimin e turneut.