RTSH Sport Live

Sa i lirë Bobi Mor në 1966!

  • 10/07/2021
  • |
  • Futboll Bota
Sa i lirë Bobi Mor në 1966!
Merrte vetëm 80 paund në javë. Tani Kein merr 180 mijë

Nëse Anglia ngre trofeun e Evropianit të dielën, heronjtë e saj do të përfitojnë jo vetëm famë por edhe pasuri. Mund të kenë kaluar pesë dekada, por lojtarët që fituan Kupën e Botës në 1966 duket se kanë jetuar në një planet tjetër. Pas fitores, atëherë ekipi u përshëndet me një banket në Royal Garden Hotel në Kensington, gratë dhe të dashurat e tyre nuk u lejuan të hynin dhe u dhanë burger në vend të pijeve.

Në vitin 1966, në pjesën e brendshme të stadiumit të famshëm të Londrës, ndërsa pjesa tjetër e ekipit po rikuperohej pas fitores së tyre 4-2 në kohën shtesë ndaj Gjermanisë, kapiteni i ekipit Bobby Moore doli nga dhoma e zhveshjes. Ai shkoi të takonte shefat e Federatës Angleze të Futbollit, të cilët i thanë se lojtarët do të ndanin një bonus total prej 22,000 paund. Moore vendosi që secili lojtar do të merrte 1000 £, pavarësisht nëse ata kishin luajtur në turne apo jo. Ai u tha shokëve të tij të skuadrës:

 "Ne ishim të gjithë së bashku dhe kështu do të qëndrojë". Ndërsa yjet e sotëm të Anglisë fitojnë miliona, kanë marrëveshje fitimprurëse sponsorizimi dhe jetojnë në pallate me porta të siguruara, gjërat ishin shumë ndryshe në vitin 1966. Futbollistët atëherë paguheshin 80 paund në javë - dhe ndiheshin me fat. Sepse vetëm katër vjet më parë kufiri i 20 paund në javë për pagat e lojtarëve ishte hequr - dhe ata tani po fitonin pesëfishin e pagës mesatare të një punëtori. Vetëm një shembull: Moore paguhej 80 £ në javë. Kishte një shtëpi prej 3,000 paund dhe kishte një makinë Jaguar. Kein merr 180 mijë £ në javë, që ka të ngjarë të rritet në 300 mijë.

Një aprtament në Londër me qira për 15,000 paund, makinat Range Rover, Jaguar, Bentley. Do të marrë çmimin kalorës nëse fitojnë titullin. Arthur Edëards, fotograf i The Sun, në 1966 ishte në fillim të punës së tij, kujton se: “kampionët e botës më ftonin në shtëpitë e tyre për të bërë fotografi dhe kurrë nuk kërkuan një qindarkë dhe nuk kishte as agjentë që të bënin kërkesa. Në atë kohë ishte një botë tjetër. Ata ishin lojtarët e popullit”.