RTSH Sport Live

Sainz:  Ferrari një ëndërr, jam gati të synoj titullin

  • 13/01/2022
  • |
  • Formula 1
Sainz:  Ferrari një ëndërr, jam gati të synoj titullin
Piloti spanjoll tashmë është integruar me skuadrën: "Dua të shfrytëzoj këtë mundësi"

U desh vetëm një sezon që Carlos Sainz të bëhej pjesë e mekanizmave të Ferrarit. Në vitin 2021, spanjolli vendosi katër podiume në vitrinë, tre më shumë se shoku i tij i skuadrës, Charles Leclerc. Një rezultat që jo të gjithë e prisnin dhe që, siç tha drejtori i ekipit Mattia Binotto, krijoi njëfarë besimi për sezonin e ardhshëm. Ndërkohë, Sainz e shijon momentin: “Të ngasësh për skuadrën më ikonike me më shumë histori dhe traditë në Formula 1 është një ëndërr për mua”, tha 27-vjeçari. Vetëm të qenit këtu më shtyn të jap gjithmonë më të mirën”.

Në shumë Grand Prix, Sainz dhe Leclerc punuan së bashku në pistë sezonin e kaluar, duke e pozicionuar Ferrarin në vendin e tretë në renditjen e konstruktorëve. Megjithatë, spanjolli e përfundoi kampionatin në vendin e pestë, përballë të shtatit të shokut të tij të skuadrës. Tani, viti 2022, me ndryshimet e tij në drejtim të rregullores, mund t'i japë një dorë Ferrarit, i cili mund të përfitojë nga dispozitat e reja të FIA-s për të synuar më lart.

"Dua të jem i sigurt se mund të luftoj për titullin, nëse më jepet mundësia. Kam përdorur 2021 për të përmirësuar veten dhe tani jam gati për gjithçka që mund të mbajë 2022 për ne", përfundoi Sainz, tashmë në erën e rinovimit me Ferrarin..