RTSH Sport Live

Salah dhe Mane e bëjnë të lehtë, Liverpool në çerekfinale

  • 10/03/2021
  • |
  • Futboll Bota
Salah dhe Mane e bëjnë të lehtë, Liverpool në çerekfinale
Reds zgjidhin gjithçka në pjesën e dytë, dy gola të shënuar brenda katër minutave

Në ndeshjen e dytë të raundit të 16 të Ligë ssë Kampioneve, Liverpool përsëriti rezultatin e ndeshjes së pare, duke mundur Leipzig me rezultatin 2-0, që do të thotë kalim në raundin tjetër. Në fushën neutrale në Budapest, pjesa e parë ishte e ekuilibruar me shanse nga të dy palët, por në pjesën e dytë të Kuqtë vendosën kualifikimin në kasafortë: Salah zhbllokoi sfidën në minutën e 70-të, Mané mbylli ndeshjen në minutën e 74-t.

Liverpool nuk është eliminuar asnjëherë në ndeshjet me eliminim direkt në Kupën e Kampioneve/Ligën e Kampioneve pasi ka fituar ndeshjen e parë në transfertë.

Anglezët nuk kanë arritur të shënojnë në pjesën e parë për të dhjetën ndeshje radhazi në të gjitha kompeticionet.

Kjo ishte hera e 21-të që skuadra e Klopp përballej me një skuadër gjermane dhe asnjëherë nuk është mposhtur(17 fitore, 4 barazime).

Sadio Mané ka shënuar 12 gola në fazën e nokautit të Ligës së Kampionëve, që nga debutimi i tij  2017/18: vetëm Cristiano Ronaldo ka bërë më mirë (13 gola).

Leipzig humbi si ndeshjen e parë ashtu edhe ndeshjen e dytë në fazën me eliminim të një gare europiane për herë të parë në historinë e tyre.