RTSH Sport Live

Salah rinovon me Liverpulin, është zyrtare

  • 01/07/2022
  • |
  • Angli
Salah rinovon me Liverpulin, është zyrtare
Sulmuesi egjiptian ia ka besuar të ardhmen Reds deri më 30 qershor 2025

Tashmë është zyrtare, Mohamed Salah ka rinovuar kontratën me Liverpool deri më 30 qershor 2025. Shumë thashetheme kanë qarkulluar në kuadër të sesionit të transferimeve të verës, por në fund sulmuesi ka vendosur të mbetet sërish në radhët e Reds, pavarësisht humbjes përvëluese në finalen e Champions League kundër Real Madridit. Është larguar Manè, por Klopp do të jetë ende në gjendje të llogarisë në talentin e egjiptianit.

Ja deklarata e klubit që ka zyrtarizuar zgjatjen e kontratës: "Liverpool FC ka kënaqësinë të njoftojë se Mohamed Salah ka nënshkruar një kontratë të re afatgjatë me klubin. Sulmuesi, i cili është shpallur FËA Lojtari i Vitit dhe Lojtari PFA i Viti për 2021-2022 pasi ndihmoi skuadrën e Jürgen Klopp të fitonte një dopietë në kupën vendase, ai ia besoi të ardhmen e tij Reds duke nënshkruar një marrëveshje të premten. Pas pesë vitesh me klubin, Salah tani do të zgjasë qëndrimin në Anfield, që deri më tani ka shënuar 156 gola në 254 paraqitje”.

Numri 11 tha për Liverpoolfc.com: “Ndihem mirë dhe jam i emocionuar që të fitoj trofe me klubin. Është një ditë e lumtur për të gjithë. Duhet pak kohë, mendoj unë, për t'u rinovuar, por tani gjithçka është bërë, kështu që ne duhet të fokusohemi vetëm te e ardhmja. Mendoj se ju mund të shihni se si në pesë apo gjashtë vitet e fundit skuadra ka qenë gjithmonë në rritje”.

“Sezonin e kaluar ishim afër fitimit të katër trofeve, por fatkeqësisht humbëm dy në javën e fundit të sezonit. Mendoj se jemi në garë për të luftuar për gjithçka. Kemi edhe blerje te reja. Thjesht duhet të vazhdojmë të punojmë shumë, të kemi një vizion të mirë, të jemi pozitivë dhe të fokusohemi sërish në gjithçka”.