RTSH Sport Live

Samuel Bishanaku, nënkampion Europe

  • 24/08/2021
  • |
  • Sporte të tjera
Samuel Bishanaku, nënkampion Europe
Me 128 kilogram është i dyti në stilin e shkëputjes në Kampionatin e moshës deri në 17 vjeç

Samuel Bishanaku është nënkampion Europe për moshën deri në 17 vjeç në peshëngritje në kampionatin, që është duke u zhvilluar në Poloni. Vetëm 16 vjeç me 128 kilogram në stilin e shkëputjes është i dyti dhe medalist i argjendtë. Bën mirë dhe garën e stilit të shtytjes, atje ku me 150 kilogram arrin të jetë në vendin e katërt. Dhe me dygarëshin 228 kilogram është në vendin e katërt në peshën 73 kilogram.

Për një kilogram në dygarësh do të kishte merituar vendin e tretë dhe medaljen e brozntë. Gjithsesi edhe duke qenë i vetmi përfaqësues i Shqipërisë në Kampionatin Europian të Peshëngritjes për moshën deri në 17 vjeç, Bishanaku ka bërë gjithçka mirë dhe ka merituar medaljen e argjendtë në stilin e shkëputjes. Kështu peshëngritja shqiptare është duke fituar breza të artë të rinj, sikurse është Samuel Bishanaku, nënkampion Europe në stilin e shkëputjes në peshën 73 kilogram.