RTSH Sport Live

Samuel Eto'o pas aksidentit: Faleminderit Zotit që na nxori jashtë pa dëmtime

  • 09/11/2020
  • |
  • Gosip
Samuel Eto'o pas aksidentit: Faleminderit Zotit që na nxori jashtë pa dëmtime

Përmes një postimi në profilin e tij në Instagram, Samuel Eto'o i siguroi të gjithë se është mirë, pas aksidentit me makinë në kthimin nga dasma e vëllait të tij në Kamerun. “Ky bashkim i shenjtë i manifestuar nga martesa tradicionale e vëllait tim të vogël, Oliver Kadji dhe të dashurës së tij të adhurueshme, të cilës unë i uroj lumturi, ishte një mundësi për mua që të rizbuloja me kaq shumë emocione dhe kënaqësi perëndimin e vendit tim, Kamerunin, ku kalova momente të paharruara! - shkroi ish sulmuesi i Interit dhe Barcelonës - Gjatë kthimit, pata një aksident fatkeq me makinë, i cili gati më bëri të harroja hapat e mi të vallëzimit nga një natë më parë. Por unë dua t'ju siguroj, gjithçka po shkon mirë. Faleminderit Zotit që na nxori jashtë për mrekulli pa dëmtime fizike. Ju uroj një fillim paqësor të javës dhe ju falënderoj për të gjitha mesazhet e mira!”.