RTSH Sport Live

Schumacher dhe misteri i fotove të vjedhura, ja çfarë ndodhi

  • 27/01/2023
  • |
  • Formula 1
Schumacher dhe misteri i fotove të vjedhura, ja çfarë ndodhi
Hetuesit konfirmuan se asnjë gazetë nuk i mori, ka një arsye shumë specifike…

Prej pak ditësh është rikthyer në krye të mediave historia e shkrepjeve të vjedhura nga vila e Michael Schumacher. Hetimet e kryera nga hetuesit konfirmuan se në vitin 2016 "një person i panjohur, me sa duket në atë kohë një mik i ngushtë i Michael Schumacher kishte vizituar ish-pilotin e Ferrarit dhe me këtë rast kishte bërë fshehurazi fotot, duke synuar që ti shiste. Gjithashtu, sipas hetuesve gjermanë, i njëjti person i kishte ofruar në treg gazetave të ndryshme duke kërkuar një shumë që kalon një milion euro për filmimet e bëra.

Asnjë nga gazetat nuk donte t'i blinte fotot, edhe sepse ato do të kishin përfaqësuar "një shkelje personale dhe të privatësisë" të vetë pilotit. Që nga ai moment nuk kishte asnjë lajm për fotot apo për personin që ishte përpjekur në mënyrë të neveritshme të përfitonte nga sëmundja e ish-pilotit të Ferrarit.