RTSH Sport Live

Sekretet e cirkuitit me 14 kthesa

  • 30/03/2023
  • |
  • Moto GP
Sekretet e cirkuitit me 14 kthesa
U hap zyrtarisht më 11 maj 2008 dhe u ndërtua në një sipërfaqe prej 150 hektarësh

Il Termas de Rio Hondo, Cirkuiti ku do të zhvillohet gara e ardhshme e Botërorit të Moto GP është 6 km larg nga qyteti që i jep emrin, në provincën e Santiago del Estero në Argjentinë. U hap zyrtarisht më 11 maj 2008 dhe u ndërtua në një sipërfaqe prej 150 hektarësh. Në vitin 2012 struktura u rinovua dhe u zgjerua, duke u bërë më moderne dhe e sigurt, ndër më të mirat në Amerikën Latine. Rekordi i fitoreve në pistën argjentinase i përket Marc Márquez në 2014, 2016 dhe 2019.

Katalanasi mban edhe rekordin e pole position me 5 të tillë, gjithmonë me Hondën. Marquez gjithashtu krenohet me rekordin e xhiros më të shpejtë në pistë (1'37.683, i vendosur në 2014), por ai në garë u vendos nga Valentino Rossi (1'39,019 në 2015 në Yamaha). Por duket se piloti spanjoll i Hondës këtë vit nuk do të mund të garojë në Argjentinë pasi është i dëmtuar.

Pista është 4.8 km e gjatë, me 14 kthesa: 5 majtas dhe 9 djathtas. Në vitin 2022 erdhi fitorja e parë historike për Aprilia në klasën e lartë me Aleix Espargaró. Sipas të dhënave të siguruara nga Brembo, nga 8 seksionet e frenimit në Autódromo de Termas de Rio Hondo 2 konsiderohen shumë kërkuese për frenat, 3 me vështirësi mesatare dhe 2 të tjerat janë të lehta.