RTSH Sport Live

Seria A “largon” Eriksen

  • 23/07/2021
  • |
  • Itali
Seria A “largon” Eriksen
Nuk mund të luajë me aparaturën e vendosur në zemër

Christian Eriksen nuk do të ketë asnjë mundësi të luajë në Intali me Interin nëse do të vazhdojë të mbajë në trup defribilatorin. Mesfushori danez që humbi ndjenjat në ndeshje hapëse të Danimarkës në Euro 2020 kundër Finlandës dhe më pas iu nënshtrua ndërhyrjes në zemër, ka marrë lajme aspak optimiste pasi Federata Italiane bën me dije se momentalisht rregullorja nuk e lejon që ai të zbresë në fushë me defribilator.

Në rast se 29-vjeçari do t’i nënshtrohet ndërhyrjes për heqjen e aparaturës, atëherë mund të rinisë stërvitjen me fanellën zikaltër. Sipas zyrtarëve të federatës italiane, Eriksen duhet t’u nënshtrohet disa testeve shtesë për të vërtetuar që nuk ka më probleme me zemrën. Italia është një nga vendet më konservatore përsa i përket filtrave që vendos në raste të tilla, për të evituar ngjaje të rënda.

Legjislacioni Italian monitoron deri në detaje raste të tilla dhe sipas mediave të vendit fqinjë, do të jetë shumë e vështirë që Eriksen do t’i kalojë të gjitha pengesat ligjore për të zbritur sërish në fushën e lojës, të paktën në Serie A. Mesfushori 29-vjecar numëron 60 ndeshje me Interin pas largimit nga Tottenham 18 muaj më parë.