RTSH Sport Live

Serie A, verdiktet e fundit: Atalanta e Roma në Europa League, play-off shpëtimi Verona-Spezia

  • 04/06/2023
  • |
  • Itali
Serie A, verdiktet e fundit: Atalanta e Roma në Europa League, play-off shpëtimi Verona-Spezia
Verona dhe Spezia do të përplasen të dielën në orën 20:45 për të shmangur rënien

Atalanta dhe Roma do të luajnë në Ligën e ardhshme të Evropës, ndërsa Juventusi, i cili përfundoi në vendin e shtatë pavarësisht fitores në Udine, do të marrë pjesë në Ligën e Konferencave, me kusht që UEFA të mos e skualifikojë për një vit nga kupat e Europës. Me këtë rast, Fiorentina do të zërë vendin e saj, e teta në renditje. Në rast të fitores së violëve të mërkurën në finalen e Ligës së Konferencës ndaj Ëest Hamit, skuadra italiane do të luajë në Europa League, me ose pa skualifikimin e Zonjës së Vjetër.

Play-Off mbijetese - Megjithatë, Seria A nuk ka mbaruar ende, duke qenë se nuk mjaftuan 38 ditë për të përcaktuar emrin e tre skuadrave që do të bien në Serinë B: Verona dhe Spezia përfunduan në vendin e tretë nga fundi me 31 pikë dhe të dielën do të jenë protagonistët e një play off mbijetese në orën 20:45. Vendi i ndeshjes do të përcaktohet në vazhdim, në një mbledhje të jashtëzakonshme të Ligës.