RTSH Sport Live

Serxho Ramos shpërthen në lot: Një ditë do të kthehem

  • 17/06/2021
  • |
  • Spanjë
Serxho Ramos shpërthen në lot: Një ditë do të kthehem
Pas 16 vitesh dhe 22 trofesh, ish-kapiteni përshëndet Blancos

Pas 16 vitesh dhe 22 trofesh Sergio Ramos përshëndet Real Madridin. Ai e bën këtë në një konferencë të gjatë për shtyp, të hapur nga një video emocionuese që gjurmon gëzimet dhe sukseset e militantizmit të tij të gjatë në fanellën e merengue, së bashku me Presidentin Florentino Perez:

"Ka ardhur momenti, një nga më të vështirat e jetës sime. Një nuk është kurrë i përgatitur për t'i thënë lamtumirë këtij klubi - thotë ish-kapiteni tani ndërsa shpërthen në lot -. Arrita kur isha vetëm një fëmijë, në moshën 19 vjeç. Dua të them falënderime në radhë të parë për familjen time, të cilët gjithmonë kanë qenë me mua në të mirë ose në të keq, por edhe për klubin tim, për presidenti për të gjithë afeksionin e tij, për shokët e skuadrës, trajnerët, të gjithë punëtorët e Real Madrid".

"Ky klub është një familje e vërtetë për mua. Është e pashmangshme që të emocionohem, kam 16 vjet këtu. Sigurisht që gjithashtu falënderoj tifozët, gjithmonë do t'i mbaj në zemrën time dhe do të doja t'i përshëndesja në Bernabeu. Këta 22 tituj ishin rezultat i sakrificave të mëdha dhe profesionalizmit”.

“Një udhëtim unik në jetën time mbaron, asgjë nuk do të jetë si ajo që përjetova tek Real Madrid. Tani do të përballem me një sfidë të re me vullnetin për të demonstruar përsëri cilësitë e mia dhe për të shtuar disa tituj në palmarët e mia. Kjo është vetëm një mirupafshim, sepse herët a vonë do të kthehem".