RTSH Sport Live

Sevilla eleminon Juventusin, ja titujt e gazetave në Itali

  • 19/05/2023
  • |
  • UEFA Europa League
Sevilla eleminon Juventusin, ja titujt e gazetave në Itali
Gazeta torineze “Tuttosport” kritikon bardhezinjtë: Duhet ta filloni nga e para

Sevilla është në finalen e Europa League pasi mposhti Juventus 2-1 me përmbysje. Në Sanchez Pizjuan u desh koha shtesë për të dekretuar sfiduesin e Romës në finalen e Budapestit. E aty do të jetë skuadra spanjolle. Avantazhi i Vlahoviç në minutën e 65′, më pak se një minutë pas hyrjes në fushë, iluzionoi Juventus, pas një pjese të parë plot raste shënimi nga të dyja anët.

Dy njohjet e vjetra të Serie A, Suso në minutën e 71′ me një silurë dhe Lamela me kokë në shtesë përmbysën ndeshjen dhe sigluan kualifikimin. Acuna u përjashtua me karton të kuq në finale. Dy gazetat më të mëdha në Itali si Corriere dhe La Gazzeta dello Sport, janë krenuar me tri skuadrat që kanë prekur finalen në tri kompeticione të ndryshme. Gazeta torineze Tuttosport është shfaqur kritike: Juventus, filloje nga e para ishte titulli kryesor, ndërsa Gazeta Sport shkruan: Juventus, zero tituj!