RTSH Sport Live

SHBA, Covid “dënon” Kendriks

  • 29/07/2021
  • |
  • Tokio 2020
SHBA, Covid “dënon” Kendriks
Atleti pretendent për medaljen e artë rezultoi pozitiv

SHBA humbet një nga atletët pretendentë për medalje të artë për shkak të COVID-19. Bëhet fjalë për atletin e hedhjes me shkop, Sam Kendricks i cili ka rezultuar pozitiv dhe është future menjëherë në izolim dhe për këtë arsye nuk mund të marrë pjesë në garë. Lajmin e mungesës së 2 herë kampionit të botës dhe vendit të tretë në Rio 2016 e jep komiteti olimpik amerikan në një komunikatë zyrtare.

“Në linjë me protokollet japoneze Kendricks është transferuar në një hotel për t’u izoluar. Ne e mbështesim sportistin tonë në këtë moment të vështirë. Sam është një nga sportistët më të fortë të delegacionit tonë dhe mungesa e tij do të rëndojë shumë në rezultatet tona. Në respect të privatësisë së tij, për momentin nuk mund të japim informacione më të detajuara”, thekson komiteti olimpik amerikan.

Gjithsesi, privatësinë e atletit nuk e respekton trajneri dhe babai i tij Scott që shkruan se tashmë djali i tij është jashtë olimpiadës ndërsa nuk ka asnjë simptomë dhe është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Vetëm pak momente më pas postimi është fshirë por gjithsesi situata është e qartë. Virusi i heq SHBA-së një pretendent për zonën e medaljeve dhe ky është një lajm i keq për amerikanët.