RTSH Sport Live

Shi i dendur në Montekarlo, ndërpritet gara

  • 29/05/2022
  • |
  • Formula 1
Shi i dendur në Montekarlo, ndërpritet gara
Pak minuta para fillimit një stuhi pezullon procedurën e nisjes së raundit të shtatë të Kampionatit Botëror.

Gara e Çmimit të madh të Montekarlos është ndërprerë vetëm pas dy xhirosh që pilotët zhvilluan nën regjimin e makinës së sigurisë. Shi i rrëmbyeshëm, pista e përmbytur dhe… të gjithë janë në pritje që situate të kthehet në normalitet përr fillimin e garës.

Situata u përkeqësua vetëm pak minuta para startit të garës, kohë e mjaftueshme që skuderitë të ndërronin gomat, duke vendosur ato të shiut. Në fillim gara u shty me 16 minuta, por duke parë situatën gjithçka u la pezull në pritje të një urdhëri të dytë…